Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Thirrjet e protestuesve: Kurti, Kosova nuk është partia jote por trungu ynë (Video)

Gazeta10
22 December 2022 - 12:00

Një numër i madh i serbëve janë grumbulluar në Rudarë ku pas pak pritet të fillojë protesta e thirrur atje, raporton Gazeta10.

Në videon më poshtë dëgjohen këngë serbe.

Motoja e protestës është: Kurti, Kosova nuk është partia jote, por trungu jonë.

Kujtojmë se në veriun e Kosovës disa rrugë vazhdojnë të jenë të bllokuara përmes barrikadave që janë vendosur nga serbët lokal atje.

Institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. 

Në vendin e ngjarjes po raporton gazetarja e Kanal10 Egzona Shala.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.