Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lista Serbe: Kërcënimet e Sveçlës nuk i trembin serbët në barrikada

Gazeta10
22 December 2022 - 22:08

Lista Serbe ka reaguar ndaj deklaratave të ministrit të Brendshëm të Kosovës, Xhelal Sveçla, lidhur me barrikadat në veri, duke i quajtur ato kërcënime ndaj nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Lista Serbe ka shkruar në Facebook se Sveçla nuk do të mund ta tremb as Radoiçiqin dhe asnjë serb në barrikada duke i cilësuar si deklarata qesharake.

“Kërcënimet që Sveçla i frikësuar i dërgon zëvendëspresidentit Radoiçiq janë qesharake dhe nuk do ta trembin Radoiçiqin dhe asnjë serb në barrikada. Dje, sot dhe nesër Radoiçiq është me popullin e tij dhe asnjë akuzë të rreme, gjyqe të organizuar dhe kërcënime nuk do ta trembin atë”, ka shkruar Lista Serbe.

Sveçla ka thënë në një konferencë për media sot se institucionet e Kosovës po presin që KFOR-i ose ata që i kanë vënë barrikadat t’i heqin ato ose shteti i Kosovës do t’I largojë me kapacitetet që ka./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.