Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Profesori amerikan: Vuçiq po përdor komunat në veri që të minojë pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
26 December 2022 - 10:11

Profesori amerikan, Alon Ben-Meir ka komentuar situatën në veri të Kosovës, derisa ka kritikuar presidentin serb Aleksandar Vuçiq duke thënë se ai është i vendosur që të minoj pavarësinë e Kosovës.

Alon Ben-Meir në postimin e tij ka thënë se presidenti serb po përdor komunat që kanë konflikt interesi për të arritur objektivin e tij, raporton Gazeta10

“Presidenti Vuçiq i Serbisë është i vendosur të minojë pavarësinë e Kosovës dhe ai përdor komunat e veriut të Kosovës të populluara nga serbët, ku ato kanë konflikt interesi për të arritur objektivin e tij”, ka shkruar Ben-Meir.

Kujtojmë se sot bëhen 17 ditë që grupe të qytetarëve serbë në veri ngritën barrikada, si shenjë revolte për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit serb, Dejan Pantiq.

Pantiq u arrestua nën dyshimet për organizimin e sulmit kundër zyrave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri.

Për shkak se barrikadat kanë bllokuar rrugët që çojnë drejt pikëkalimeve kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, këto dy pika janë mbyllur për qarkullim./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.