
Një grup prej 20 serbesh kanë bllokuar pikën kufitare në Merdare nga drejtimi i Kurshumlisë në drejtim të Podujevës.
Siç raporton RTS, serbët vendosën një kamion dhe traktorë në shenjë mbështetje për serbët në Kosovë, transmeton Gazeta10.
Ata njoftuan se do të qëndrojnë deri në një njoftim të dytë dhe shprehën shpresën se do të kenë mbështetje më të madhe.
Merdarja është pika kufitare më e përdorur nga diaspora që vjen në Kosovë.
Situata në veri vazhdon të jetë e tensionuar pasi që serbët lokal kanë vendosur barrikada si kundërshtim për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq, që dyshohet se organizoi sulmet ndaj zyrave të KQZ-së në veri.
Edhe gjatë ditës së sotme në veri të vendit janë shtuar edhe dy barrikada në lokacione të reja./Gazeta10