Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Bërnabiq: Të përmbushet Marrëveshja e Brukselit

Gazeta10
29 December 2022 - 13:07

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se tani pas situatës së re të krijuar duhet të përmbushet Marrëveshja e Brukselit, raporton Gazeta10.

Bërnabiq ka thënë se beson se provokimet e Kurtit nuk do të ndalen.

Më tej, ajo ka thënë se shpreson të sigurohet që ndërkombëtarët ta ruajnë këtë moment të paqes dhe stabilitetit.

“Fatkeqësisht, besoj se nuk është fundi i provokimeve të Kurtit, por shpresoj dhe besoj se bashkësia ndërkombëtare do të sigurojë që të respektohen marrëveshjet e arritura në 24 orët e fundit për të ruajtur këtë moment paqeje dhe stabiliteti dhe t’i drejtohemi përmbushjes së Marrëveshjes së Brukselit”, tha ajo, shkruan Tanjug, transmeton Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.