
Franca ka mirëpritur largimin e barrikadave si dhe angazhimin e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës për këtë proces, raporton Gazeta10.
Në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme i bëhet thirrje Kosovës dhe Serbisë që të angazhohen në mënyrë konstruktive për t’i ulur tensionet.
Tutje, bëhet thirrje që palët të shkojnë drejtë një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të dialogut.
Më tej, bëhet thirrje që të gjitha obligimet e marra në kuadër të këtij dialogu të zbatohen.
“Ne mirëpresim njoftimin për heqjen e shpejtë të pengesave në veri të Kosovës dhe përpjekjet e Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara për të arritur këtë rezultat. I bëjmë thirrje autoriteteve serbe dhe kosovare që të vazhdojnë angazhimin e tyre konstruktiv për të ulur tensionet në terren dhe për të shkuar drejt një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve të tyre në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.
“Të gjitha angazhimet e marra në kuadër të këtij dialogu duhet të zbatohen”. / Gazeta10