Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ferizaj zyrtarizon transferimin e dy futbollistëve

Gazeta10
29 December 2022 - 18:35

Klubi i Futbollit Ferizaj, të enjten ka prezantuar dy prurje të reja në ekip.

Behët fjalë Jasmin Mecinovic dhe Qlirim Avdullin, të cilët nga sot do të jenë pjesë e skuadrës Ferizajase.

Mbrojtësi Mecinovic vjen nga Maqedonia e Veriut dhe në të kaluarën ka luajtur në

Sogndal IL, të Norvegjisë, Banats të Armenisë dhe në disa klube në Azi. Në rajon kryesisht është paraqitur nëpër ekipet e shteteve si Maqedonia e Veriut e Mali i Zi.

Ndërkohë, mbrojtësi i majtë, Qlirim Avdulli, vjen në te Ferizaj, pas aventurës tek Malisheva, ku në vjeshtë ishte një më të mirët në pozicionin e tij.

Ferizaj në njoftimin e tyre, u ka uruar mirëseardhje të dy futbollistëve dhe u ka uruar suksese në arritjen e objektivave të përbashkëta.

Ferizaj e ka përfunduar stinorin vjeshtor në pozitën e fundit në tabelë të Superligën e Kosovës me 13 pikë të grumbulluara pas 18 ndeshjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.