
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur pas heqjes së barrikadave. Ai tha se barrikadat u hoqën nga vetë ata që i vendosën dhe më mirë që kjo u bë pa ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.
Në takimin e fundvitit me gazetarë Kurti ka thënë se, si Qeveri ende nuk jemi në mes të mandatit, në gjysmë të mandatit, por progresi si dhe sfidat janë evidente. Viti 2022 ishte vit i krizave të shumëfishta por në Republikën e Kosovës njëkohësisht ishte vit i rritjes së ekonomisë, ligjshmërisë dhe demokracisë brenda vendit tonë si dhe i imazhit të Kosovës jashtë në botë.
“Barrikadat po hiqen. Të dielën e thamë që është çështje ditësh kur do të largohen ato. Edhe më mirë që kjo të bëhet pa ndërhyrjen e policisë sonë. Vetë i vunë barrikadat, vetë i hoqën ato. Me fjalë të tjera, krejt kot janë lodhur ata të cilët e bllokuan veten”, ka thënë Kurti./Gazeta10