Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Grupi më i madh i hakerëve në botë hakon faqen e Ushtrisë serbe: Ushtria juaj nuk mund të leh tani

Gazeta10
05 January 2023 - 10:04

Grupi i hakerëve, Anonymous ka njoftuar se ka “thyer” web-faqen e Ushtrisë serbe.

Anonymous përmes një shkrimi në Twitter i ka dërguar mesazh presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, duke e quajtur fashist.

“Web-faqja e Ushtrisë serbe është thyer. Fashisti Aleksandër, mos e humb kohën me qentë e tu. Ushtria juaj nuk mund të leh tani. Mos e nënvlerësoni as Anonymous, ne do t’ju vendosim zinxhirin”, është bërë e ditur në mesazhin e tyre.

Ky veprim ka ardhur disa ditë pasi grupi i hakerëve kishte nisur një kërcenim përmes një video-mesazhi që i kishin dërguar Vuçiqit duke i thënë se Kosova nuk është e vetme por ka mbështetje.

Anonymous TV i kishte bërë thirrje Vuçiqit që të ndalojë aktivitetet e tij të rrezikshme në Kosovë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.