
Raporti: Egzona Shala
Por vetëm për autobusët publikë, taksitë e veturat emergjente, policia paralajmëron gjoba
Pas dy muajsh bllokim të rrugës “Xhorxh Bush”në kryeqytet, të premten është bërë lëshimi i njërës korsi të saj për autobusët publik, taksit dhe veturat në raste emergjente. Nga policia kanë njoftuar se do të ketë gjoba për ata automjetet tjera që qarkullojnë në këtë rrugë, derisa qytetarët kanë pasur mendime të ndryshme për këtë vendim të Komunës së Prishtinës.
Përmes kësaj tabele, qytetarët do të njoftohen se në sheshin “Xhorxh Bush” në kryeqytet të drejtë qarkullimi do të kenë vetëm autobusët, taksitë dhe veturat në raste emergjente.
Me t’u larguar nga vendi kioskat të cilat ishin vendosur për festat e fundvitit, më 13 janar janë bërë gati shenjat sinjalizuese për qarkullim në njërën nga korsit e rrugës.
Por, kjo rrugë nuk është paraparë për automjete private, andaj shume prej tyre po ndalohen nga policia të cilët po mbajnë rendin dhe rregullin në dy hyrjet e saj.
Ndërsa, disa prej qytetarëve e përkrahën këtë vendim të komunës, e disa jo.
Nga Komuna e Prishtinës nuk kanë pranuar të prononcohen në lidhje me qarkullimin në këtë rrugë, derisa policia ka paraparë gjoba ndaj atyre që nuk e respektojnë vendimin.
“Në hyrje te rrugës Xhorxh Bush, kemi të vendosura dy patrulla policore, me qellim te marrjes së masave preventive si dhe ato te ndëshkimit për ngasësit qe nuk respektojnë shenjat e trafikut. Gjoba është sipas ligjit mbi komunikacionin rrugor, për mos respektim të shenjave te trafikut, 40 euro ndërsa tejkalimi i vijës se plote është dënimi 150 dhe konfiskimi patentë shoferit për 3 muaj”
Shpejtësia për ngasje në këtë zonë do të jetë deri në 40km/h. / Kanal10