Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Therrje me thikë në Bregun e Diellit, dorëzohet i dyshuari

Gazeta10
14 January 2023 - 19:24

Në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë ka pasur një therje me thikë, raporton Gazeta10.

Lajmin për Gazetën10 e ka konfrimuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Dyshohet se kjo therje ka ardhur pas një mosmarrëveshje në trafik.

Në polici është vetdorëzuar personi i dyshuar.

“ Sot rreth orës  17 :30, kemi marrë informatën për një  lëndim trupor të ndodhur në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrveshje në trafik, personi G.B, mashkull, 45 vjeç, është sulmuar me një mjet të mprehtë dhe ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë që policia aktualisht është duke intervistuar personin e dyshuar i cili para pak minutash ësthë vetëdorzuar në polici”, ka thënë Ahmeti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.