Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

12 të vdekur e 73 të lënduar pas sulmit me raketa në një ndërtesë në Dnipro

Gazeta10
15 January 2023 - 14:08

Një raketë ruse ka goditur një ndërtesë nëntëkatëshe në Dnipro në Ukrainë të shtunën, ndërsa ka shkaktuar vdekjen e së paku 12 personave dhe lëndimin e 73 tjerëve, ka njoftuar guvernatori rajonal Valentyn Reznichenko, raporton agjencia AP.

Në pamjet e transmetuara nga “Channel 11 Dnipro”, shihet ndërtesa nëntëkatëshe e shkatërruar, ndërsa po vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit.

Po tentohet të nxirren personat që kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.

Mbi 15 persona janë nxjerrë nga rrënojat, është thënë nga kreu i Shërbimit Emergjent të Ukrainës, Sergei Kruk.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.