Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Njësia Speciale e gjuajti me armë zjarri, publikohen pamjet e Audi Q5

Gazeta10
23 January 2023 - 16:43

Mediumi serb që operon në Kosovë, Kosovo-Online ka publikuar pamjet e Audi Q5 për të cilin raportohet të jetë gjuajtur nga Policia e Kosovës e nga ku një person ka mbetur i lënduar.

Milan Deleviq, njeriu që dyshohet të jetë i lënduar është i shtrirë në spitalin e Kralevës dhe jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë deklaruar edhe versionin zyrtar të ngjarjes, duke thënë se Policia u sulmua nga një veturë, që pretendohet të jetë kjo e tipit Q5.

Ngjarja ka ndodhur në Bistricë, teksa synohej ndalja e veturës gjegjëse.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.