Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lirohet aktivisti që protestoi duke i hedhur dinarë serbë ambasadorit Berishaj  

Gazeta10
26 January 2023 - 18:39

Është liruar aktivisti i PDK-së, Milot Krasniqi, që i hodhi para ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, si shenjë revolte ndaj skandalit “Martingate”, skandal ky i shumëpërfolur javëve të fundit në Kosovë e Slloveni, por jo vetëm.

Lajmin për lirimin e Krasniqit e dha kreu i demokratëve kosovarë, Memli Krasniqi, i cili përmes një postimi në Facebook tha se ai u arrestua në mënyrë të padrejtë dhe arbitrare.

“Miloti tashmë është liruar, por ai që në të vërtetë do të duhej të arrestohej sot është vetë Ambasadori Berishaj, për aferën e dyshimtë korruptive dhe për dëmin e madh që i ka shkaktuar imazhit të Kosovës. Janë miliona euro që Ambasadori Berishaj i ka marrë nga kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë”, shkroi Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.