
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina është pjesë e panelit në emisionin “Kampionët” në Kanal10.
Ndër të tjerash, ai thotë se duhet që Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të mbështesë Statutin e FFK-së dhe duhet që mos të gjejë vrejtje sepse kështu FFK-ja nuk do të licencohet kurrë.
Tahir Batatina, si delegat i KF Llapit kishte votuar PËR Statutit në Kuvendin e organizuar nga FFK.