Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Transferimet e klubeve të Superligës në merkaton e janarit

Gazeta10
01 February 2023 - 12:12

Në elitën e futbollit kosovar gjatë merkatos së janarit, klubet kanë bërë shumë ndryshime në ekipet e tyre, duke transferuar e duke larguar shumë futbollistë.

Transferimin më të bujshëm në këtë afat kalimtar e bëri kampioni në fuqi Ballkani, që arriti transferimin e futbollistit të Shqipërisë, Lorenc Trashit.

Përveç Trashit, skuadra në Theranda solli në radhët e veta edhe sulmuesin Yoan Marc-Olivier.

Kampionët vjeshtor, Drita, në këtë afat kalimtar transferuan futbollistin Raddy Ovouka, ndërsa rikthyen nga huazimi mbrojtësin Benjamin Agyare.

“Intelektualët” në janar po ashtu emëruan Arsim Thaqin si shef të shtabit teknik.

Skuadra më aktive këtë stinor në Superligën e Kosovës ishte padyshim skuadra e Llapit.

Llapi në këtë afat kalimtar transferoi futbollistët si Rinor Hoxha, Diamant Kadriolli, Nderim Hasani, Bekim Maliqi, Arbër Bytyqi, Egzon Qerimi, Diar Vokrri, Aleksander Milic, Vokli Laroshi, Martinos Christofi, Gentrit Limani dhe Alex Raoul Leyi.

Prishtina në merkaton e janarit transferoi futbollistët si Jalen Miller Belsa dhe Agron Kolaj.

Gjilani gjatë muajit janar i shpëtoi më të keqes, pasi arriti të mbaj në skaudër pothuajse gjithë lojtarët pas krizës financiare përfshirë këtë edhe trajnerin Zekirija

Ramadani.

Këtë afat kalimtar “Skifterat” transferuan Egzon Sinanin dhe Arens Mateli.

Mjaft aktive në këtë merkatos ishte edhe skaudra e fundit në tabelë, Ferizaj, të cilët me transferimet e bëra synojnë mbetjen në Superligë.

Çlirim Avduli, Jasmin Mecinovic, Besar Iseni, Marko Jovanovski, Filip Gligorov, Albin Krasniqi dhe Drilon Islami janë prurjet e reja te ekipi ferizajas.

Malisheva gjatë muajit janar emëroi trajner Bylbyl Sokolin, ndërsa transferoi futbollistët si Etnik Bruti, Fatjon Celani, Redon Syla, Faruk Bihorac dhe Florent Avdyli.

Trepça ’89 ishin po ashtu mjaft aktive në merkato, ku transferoi futbollistët si Gentrit Dumani, Arion Ymeri dhe Ahmett Haliti.

Ndërkohë, Dukagjini dhe Drenica ishin të vetmet skuadra kosovare që nuk bënë asnjë përforcim në afatin kalimtar të janarit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.