
Drejtori i qendrës tregtare “Prishtina Mall”, Fatmir Zymberi, e cila pritet ta bëj hapjen e saj zyrtare për publikun me 6 mars, ka dhënë disa detaje në “Politiko” lidhur me këtë investim madhështor të realizuar në vendin tonë.
Zymberi, ka thënë se Prishtina Mall është qendra më e re por edhe më e madhe në rajon, duke theksuar se ky është investimi më i madh privat që nga paslufta.
“Prishtina Mall është qendra më e re në rajon, më e madhja ashtu sikur televizioni juaj dhe së bashku kemi me u rrit e me u bë më të mëdhenj. Ky është investimi më i madh privat në Kosovë që nga paslufta.”, ka thënë Zymberi.
Drejtori i kësaj qendre, ka thënë se ajo çfarë i ka bërë bashkë aksionarët e këtij investimi, ka qenë atdhedashuria dhe vullneti për të investuar në vendlindje
Kjo qendër tregtare, që ndodhet në afërsi të Lipjanit jo shumë larg kryeqytetit, përmes autosdradës do të lidhë Prishtinën me Shkupin, Tiranën, e Greqinë/Gazeta10