Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

IHMK paralajmëron: Java që vjen më e ftohta e këtij dimri

Gazeta10
05 February 2023 - 16:03

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme të jetë java më e ftohët deri më tani e këtij dimri.

Derisa kanë njoftuar se gjatë javës do të ketë ngrica, prandaj IHMK ka bërë thirrje që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të kenë kujdes të shtuar.

“Java e ardhshme,( përveç ditës së hënë), mbi vendin tonë do të ndikohet nga masat e thata të ajrit me origjinë nga pjesa veriore e kontinentit. Këto masa të ajrit do të kushtëzojnë mot të ftohët dhe me temperatura tipike dimërore. Parashihet të jetë java më e ftohët deri më tani e kësaj stine. Gjatë gjithë javës do të ketë ngrica , prandaj pjesëmarrësit në komunikacion duhet të kenë kujdes të shtuar. Gjithashtu apel edhe tregtarëve të cilët merren me importimin dhe shitjen e pemëve dhe perimeve që produktet e tyre t’i ruajnë në vende të përshtatshme, pasi që pothuaj e gjithë java do të jetë me ngrica, si pasojë e temperaturave të ulëta”, thuhet në njoftim.

Tutje,  kanë njoftuar se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -11 deri -5 gradë celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet-2 deri 1 gradë celsius./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.