Duhet Lexuar

“Hoti, kryeministër ilegal” – Përplasen ashpër deputetja e VV-së dhe Matoshi

Gazeta10
14 Shkurt 2023 - 21:52

Deputetja Arbëreshë Kryeziu-Hyseni dhe komentatori politik, Halil Matoshi kanë debatuar ashpër në “Politiko” për mënyrën se si deputetja u shpreh kur iu referua Qeverisë së krijuar nga Abdullah Hoti në kohën e pandemisë, raporton Gazeta10.

Ajo e ka quajtur ministrin e Shëndetësisë që ka qenë në atë kohë ilegal, duke thënë se e dimë me çfarë votash është zgjedhur duke thënë se ka qenë Qeveri ilegale.

 “Ministri ilegal në atë kohë, s bënte as përpjekjen më të vogël për të sjellë vaksina atë kohë në valën më të madhe të COVID-it. Ai ka qenë i zgjedhur ilegalisht sepse e dimë me çfarë votash është zgjedhur. Për mua është Qeveri ilegale.”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.

Kjo bëri që të reagoi komentatori politik, Halil Matoshi i cili i tha të ketë kujdes me gjuhën sepse nuk është ilegal përderisa është zgjedhur me ligj dhe se ai s’ka qenë ilegal por një deputet ka votuar ilegalisht, duke theksuar se të gjitha vendimet e asaj Qeverie janë valide andaj s’mund të jetë Qeveri ilegale./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.