Në një rrëfim special për Politiko në Kanal10, Haxhi Thaçi, babai i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi ka folur rreth takimit me ish-presidentin në Hagë ku aktualisht po gjykohet.
Babai i ish-presidentit duke treguar për takimet tha se po të kishte mundësi do ta merrte një banesë në Hagë, po sipas tij gjendja shëndetësore ia pamundëson që të shkoj shpesh për vizitë.
Haxhi Thaçi, ka rrëfyer po ashtu se ka vërejtur se ish-presidenti ka humbur peshë.
“Mos u mërzit, marre sen s’ke ba. Ai nuk u dok që po mërzitet. Ka hup shumë peshë atje në Hagë, kur e kam dojka me ma përhumb thojke që po bën aktivitete sportive atje shumë”, tha ai në Kanal 10.
Ish-presidenti i Kosovës, Thaçi po qëndron në paraburgim në Gjykatën Speciale për krime lufte në Hagë.