
Bashkimi Europian ka konfirmuar takimin e radhës të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë më 27 shkurt në Bruksel, raporton Gazeta10
BE thotë se edhe kryeministri Albin Kurti edhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre.
“Përfaqësuesi i Lartë, i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët, pasuar nga një takim i përbashkët. Në takim do të diskutohet për Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftimin e BE-së./Gazeta10