Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Aksidenti i mbrëmshëm, gruaja shtatzënë në gjendje të rëndë në QKUK

Gazeta10
23 February 2023 - 10:35

Mbrëmjen e së mërkurës ka ndodhur një aksident në rrugën Ferizaj – Shtime, ku si pasojë vdiqën katër përsona dhe u lënduan dy të tjetë.

Në mesin e të lënduarve është një grua shtatzënë.

Për gjendjen e saj kanë folur nga Mjekimi Intensiv Qendror i Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Shefi i Intensivës Shaqir Uka, tha për Klankosova.tv se gruaja ka lëndime serioze por gjendja e saj aktualisht paraqitet stabile.

“Një nga dy të lënduarit e kanë sjell në Mjekimin Intensiv Qëndror nga Qendra Emergjente. Është një grua shtatzënë, e cila ka lëndime serioze. Ka lëndime në kokë, gjoks dhe ekstremitete. Edhe pse ka lëndime serioze gjendja e saj momentale paraqitet stabile. Ajo po monitorohet bazuar në protokolet e parapara mjekësore”, tha Uka për Klankosova.tv

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.