Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Rusia nuk ka të drejtë morale të jetë pjesë e G20 thonë nga Britania Madhe

Gazeta10
20 August 2022 - 8:25

Rusia nuk ka të drejtë morale të ulet në grupin e G20, ndërkohë që ajo vazhdon me pushtimin e saj në Ukrainë, tha të premten një zëdhënës i ministrisë së jashtme të Britanisë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.

“Rusia nuk ka asnjë të drejtë morale të ulet në G20 ndërsa agresioni i saj në Ukrainë vazhdon”, ka thënë zëdhënësi.

“Ne mirëpresim përpjekjet e Indonezisë për të siguruar që ndikimet e luftës së Rusisë të merren parasysh në takimet e G20, si dhe indikacionet se Ukraina mund të përfaqësohet nga Presidenti (Volodymyr) Zelensky në Samitin e Liderëve të G20”.

Indonezia do të jetë nikoqire e samitit në nëntor dhe ka thënë se presidenti rus Vladimir Putin dhe lideri kinez Xi Jinping do të marrin pjesë aty. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.