Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy shtetas rusë sulmojnë me armë kimike ushtarët në Shqipëri, njëri prej tyre në gjendje kritike

Gazeta10
20 August 2022 - 21:58

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Uzinën e Çekinit të Gramshit (ish-uzina mekanike e Armëve), ku dy shtetas të dyshuar rusë kanë sulmuar me armë kimike ushtarët që ishin aty.

Tre ushtarë kanë mbetur të plagosur, ndërsa njëri prej tyre është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Fatkeqësisht solucioni i hedhur i ka kapur sytë, për pasojë rrezikojnë të verbohen. Ata janë nisur drejt spitalit të Tiranës.

Nga informacionet e deritanishme të siguruara nga “Top Channel” bëhet me dije se njëri prej ruseve (i dyshuar) është kapur nga policia.

Aktualisht po kërkohet për personin tjetër, ndërsa FNSH është nisur drejt vendngjarjes. Tch / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.