Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Universiteti i Gjakovës do ta nderoj me çmimin Doctor Honoris Causa, ish-komandantin Wesley Clark

Gazeta10
06 March 2023 - 9:39

Universiteti i Gjakovës, “Fehmi Agani”, me rastin e 10-vjetorit të themelimit të tij, menaxhmenti i këtij institucioni do të ndaj çmimin Doctor Honoris Causa, gjeneralit Wesley Clark, raporton Gazeta10.

Në njoftimin e Universiteti thuhet se ky ndarja e këtij titulli për ish-komandatin Suprem të NATO-s për Evropë, është për përkushtimin dhe ndihmën e dhënë Kosovës në kohën e luftës.

“Me rastin e 10-vjetorit të themelimit të Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, menaxhmenti i Universitetit do të ndajë çmimin Doctor Honoris Causa, Gjeneralit Wesley K. Clark – ish-Komandant Suprem i NATO-s për Evropë. U.D. Rektori Prof. Ass. Dr. Zeqir Hashani ka thënë se në bashkërendim me Senatin e Universitetit “Fehmi Agani” kanë marr vendim për t’i dhënë titullin “Doctor Honoris Causa” Gjeneralit Wesley K. Clark për përkushtimin, kontributin dhe ndihmën e tij dhënë Kosovës në kohën e luftës në Kosovë.”, thuhet në njoftim.

Ceremonia e manifestimit të 10-vjetorit mbahet sot duke filluar në ora 12:00 tek Shkolla e Muzikës “Prenk Jakova”.

Wesley Clark ishte komandanti i NATO-s i cili dha urdhrin për të filluar bombardimet e 24 marsit 1999 ndaj Serbisë, të cilat e sollën edhe lirin e shumë pritur të Kosovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.