
Ministria shqiptare e Mbrojtjes sapo ka njoftuar se dy ushtarë të saj u plagosën teksa po përpiqeshin të ndalonin dy rusë dhe një ukrainas që po përpiqeshin të hynin në një fabrikë ushtarake në Shqipërinë qendrore, shkruan Reuters, transmeton Gazeta10.
“Tre shtetas me pasaporta ruse dhe ukrainase janë përpjekur të hyjnë në fabrikë”, ka njoftuar ministria në një deklaratë dërguar mediave.
“Oficerët që ruanin impiantin kanë reaguar menjëherë, por gjatë përpjekjeve të tyre për të ndaluar tre shtetasit e huaj, dy nga ushtarët tanë kanë mbetur të plagosur”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ushtarët janë në gjendje të qëndrueshme.
Ministria tha se tre shtetasit e huaj u arrestuan.
Gjatë periudhës së sundimit komunist të Shqipërisë, uzina e Gramshit u përdor për prodhimin e pushkës AK-47 të tipit rus.
Sipas faqes së internetit të ministrisë, uzina ofron shërbime prodhimi për industrinë e mbrojtjes. Nuk ka dhënë më shumë detaje.
Shqipëria është anëtare e NATO-s që nga viti 2009. / Gazeta10