Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Bekim Jashari: Pas Epopesë së UÇK-së të bëhemi bashkë për t’i mposhtur dy armiqtë tanë, Serbinë dhe papunësinë

Gazeta10
07 March 2023 - 21:12

Në përfundim të shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përfaqësuesi i familjes Jashari ka falënderuar të gjithë ata që kanë vizituar Prekazin e kanë nderuar luftën dhe sakrificën e familjes Jashari, raporton Gazeta10.

Bekim Jashari ka thënë se 25 vite me parë në tri ditë rresht Prekazi ishte mbushur me mijëra kriminel serb e artileri të rëndë ushtarake dhe në atë kohë askush nga ta sigurisht nuk e kishte menduar dhe as besuar që ai ishte marsi i fundit që Prekazi mbushet me kriminel serb për të vazhduar më pas me vite, dekada e shekuj duke u mbushur me mijëra shqiptarë sikurse këto 3 ditë dhe në 365 ditë të vitit.

Sipas tij ky është nderi më i madh që kombi ynë i bënë Komandantit Legjendar të tyre sepse ai është i të gjithëve sikurse është familja Jashari dhe gjithë dëshmorët e martirët e Lirisë.

Jashari ka bërë thirrje që siç ka thënë ai gjithë këto aktivitete, homazhe e nderime që u zhvillun këto tri ditë në nderim të historisë sonë le të shndrrohen në mobilizim të përbashkët për të çuar në vend amanetin e të parëve tonë duke qenë të bashkuar e unifikuar kundër dy armiqve kryesor që kemi edhe sot.  Serbinë me politikën e saj shoveniste dhe papunësinë e varfërinë si probleme që duhet t’i tejkalojmë së bashku me solidaritet, respekt e dashuri vëllazërore.

“Në emër të mixhës Rifat dhe gjithë familjes, ju falënderoj të gjithëve që sikurse këto 25 vite edhe këto 3 ditë ishit afër nesh dhe bashkë me ne përkujtuat e nderuat sakrificën e secilit anëtar të familjes dhe gjithë të rënëve për Liri”, përfundon Jashari. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.