Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mëngjesin e sotëm ka reaguar për incidentin që ndodhi mbrëmë në Uzinën e Përpunimit të Armëve në Gramsh.
Begaj përmes një postimi në Twitter, ka bërë te ditur se ngjarjen është duke e ndjekur bë komunikim me strukturat e shërbimeve informative, dhe ka bërë thirrje për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e situatave që cenojnë sigurinë kombëtare, transmeton Gazeta10.
“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare”, ka shkruar ai.
Kreu i Shqipërisë gjithashtu ka shprehur mirënjohje për dy ushtarët, të cilëve ju uroi shërim të shpejtë.
Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10
1/2 Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me vëmendje. Në komunikim të vazhdueshëm me SHPFA, strukturat e shërbimeve informative & ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj & mbështes për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare🇦🇱
— Bajram Begaj (@BajramBegajAL) August 21, 2022