Lajme

Osmani për incidentin në Gramsh: Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë mbështetje 

Gazeta10
21 Gusht 2022 - 15:10

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas incidentit në Gramsh të Shqipërisë. 

Osmani ka bërë të ditur se ka biseduar me homologun e saj, Bajram Begaj, rreth incidentit të mbrëmshëm, transmeton Gazeta10. 

“Të lënduarve u urojmë shërim të shpejtë. Autorët e këtij sulmi duhet të mbajnë përgjegjësi. Institucionet tona janë të gatshme të ofrojnë çdo mbështetje të nevojshme”, ka shkruar ajo në Twitter. 

Mbrëmë, tre persona, një rus dhe një ukrainas, të dyshuar për spiunazh, kanë sulmuar dy ushtarakë të Shqipërisë në Uzinën e Gramshit. Të lënduarit janë në gjendje stabile, ndërsa të dyshuarit janë arrestuar./Gazeta10    

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.