Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

CS:GO, BNE-ja mposht ekipin serb

Gazeta10
11 March 2023 - 19:23

Bad News Eagles e ka mposhtur ekipin serb iNation në garën “Eastern European Masters Spring 2023”.

Në ndeshjen e parë të grupit, BNE-ja fitoi 19:17 pas shtesave në hartën “Inferno”.

Ndeshja ishte shumë e baraspeshuar, por në fund, ekipi kosovar ia doli të fitonte.

Dy ekipet bëjnë pjesë në grupin B, së bashku Eternal Fire (Turqi) dhe Voyvoda (Bullgari), nga ku dy më të mirat kualifikohen tutje në gjysmëfinale.

Voyvoda e mposhti më herët Eternal Firen, dhe bashkë me BNE-në, janë liderë në grup momentalisht. Më vonë sot, dy ekipet përballen për vendin e parë.

Bad News Eagles aktualisht gjenden në pozitën e 21 të ranglistës botërore, ndërsa iNation janë në vendin e 37-të.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.