
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka folur rreth kandidaturës së Artan Abrashit për Prizrenin.
Të mërkurën në “Politiko”, Rexhaj ka thënë se emri i Abrashit është emër serioz, i cili mund ta sfidojë kryetarin aktual të Prizrenit.
“Mendojë që jem në procesin e fundit ku në mesin e të përfolurve është edhe Abrashi, por ka edhe të tjerë. Pra jemi në fazën e fundit ku edhe e vendosim kandidatin. Këtu varet edhe nga vullneti i Abrashit edhe ai duhet me thënë fjalën e vet, po ashtu edhe Kurti”, ka thënë Rexhaj.