Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

‘A ka rrejt Ursula a?’ – Pantina-Gashit: Po bën si populist, po e merr një gjysmë të vërtetë

Gazeta10
28 October 2024 - 20:57

Komentatorja politike, Shqipe Pantina i është kunderpërgjigjur analistit politik Blerim Gashi lidhur me atë se si po e shohin ndërkombëtarët  zhvillimin e shtetit të Kosovës, raporton Gazeta10.

E me këtë rast, u përmend deklarimi i komisioneres evropiane, Ursula von der Leyen.

Analisti Gashi ka thënë se komisionerja i është kundërpërgjigjur opozitës, e cila po e kritikon qeverinë për stagnim në ekonomi, duke thënë  se “Ursula von der Leyen e ka përgëzuar Kosovën për zhvillim impresiv ekonomik”, porse ky deklarim u kundërshtua nga Pantina.

“Opozita është bërë më e gjallë dhe mendoj se edhe më efektive në veprimet e saj opozitare. Nuk është krejt i gabuar, Gashi e din çka po thotë por nuk është e vërtetë ajo që po e thotë. Gashi po e përdor tipik atë se çka bëjnë populistat, e  marrin një gjysmë të vërtetë. Ursula ka thanë se ka progres, por proges i bërë në këto njëzetë vitet e fundit” deklaroi ajo. /Gazeta10/

Video e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.