
Në emisionin “Raport”, me gazetarin Naim Sadiku, avokati Ardian Bajraktari duke komentuar ndalimin e Radoiçiqin nga autoritetet serbe ka thënë se arrestimi i tij vjen pas presionit ndërkombëtar ndaj Vuçiqit i cili përmes këtij arrestimi dëshiron që të shfajësohet nga sulmi i veriut.
Ai tutje tha që Vuçiq ka qenë pjesë e organizimit të sulmit dhe se nuk pret ndonje proces të duhur gjyqësor.
Bajraktari tha po ashtu se duhet të bëhet presion ndërkombëtar ndaj Serbisë për ta dorëzuar Radoiçiqin sepse ndalimi i sotëm është një farsë, asgjë tjetër.
Ai tha po ashtu se presioni ndërkombëtar duhet të rritet ende ndaj Serbisë për të detyruar Vuçiqin që Radoiçiq të përgjigjet para drejtësisë. /Gazeta10/