
Ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, ka reaguar pak para nisjes të takimeve në Ohër të Maqedonisë së Veriut.
Sipas Abbott, Një rezultat pozitiv nga bisedimet e Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi mund të ndodhë me vullnet politik, guxim dhe pragmatizëm të Kurtit dhe Vuçiqit.
Sipas tij nga marrëveshja do të përfitojnë të gjithë qytetarët dhe komunitetet. Britania e Madhe mbështet Bashkimin Evropian si lehtësues i dialogut dhe është e gatshme të ndihmojë në zbatimin. /Gazeta10/
A positive outcome from #Ohrid talks on normalisation of Kosovo-Serbia relations can happen with political will, courage & pragmatism @albinkurti & @predsednikrs. It will benefit all citizens & communities. 🇬🇧 supports 🇪🇺 facilitators & stands ready to help implement.
— Nicholas Abbott (@nickabbottfcdo) March 18, 2023