
Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për vizionin politik të LDK-së dhe qëndrimin e saj ndaj zhvillimeve politike në vend.
Abdixhiku tha se vizioni i tij për Kosovën është ai i një Republike të pavarur dhe sovrane, duke e cilësuar këtë si Kosovën rugoviane.
“Kosova Republikë, shtet i pavarur, sovran – besoj që kjo është Kosova rugoviane”, deklaroi Abdixhiku.
Ai theksoi se në këtë frymë duhet të zgjidhet edhe presidenti i ardhshëm i vendit, duke nënvizuar se ai nuk duhet të jetë i lidhur me ndonjë bashkëqeverisje apo marrëveshje politike.
“Duhet të zgjedhim një president që s’ka lidhje me bashkëqeverisje”, u shpreh Abdixhiku.
Kreu i LDK-së përsëriti se partia që ai drejton ka marrë vendim për të qëndruar në opozitë dhe se nuk synon të bëhet pjesë e një bashkëqeverisjeje.
“LDK-ja ka vendosur me nejt në opozitë”, tha Abdixhiku./Gazeta10