Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Befason Abdixhiku: Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala po bëjnë agjendë me deputetët e LDK-së

Gazeta10
02 September 2026 - 23:18

Në emisionin “Adresa” në Kanal 10, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar me ironi ndaj përfshirjes së Baton Haxhiut dhe Berat Buzhalës në zhvillimet politike që lidhen me LDK-në.

Abdixhiku tha se, sipas tij, situata nuk është e mirë kur Haxhiu dhe Buzhala merren me agjendën politike të LDK-së dhe zhvillojnë takime me deputetët e kësaj partie para mbledhjeve të Grupit Parlamentar.

“Kur Baton Haxhiu e Berat Buzhala bëjnë agjenda politike të LDK-së edhe kur i takojnë deputetët para Grupit Parlamentar, pasha Zotin, punët i kemi keq”, tha Abdixhiku, në mënyrë ironike.

Kreu i LDK-së theksoi se nuk synon bashkimin e LDK-së me asnjë parti, përfshirë Lëvizjen Vetëvendosje.

“Nëse dikush e ka ëndërr me dalë me Samin e me dalë në sheshe edhe me i ba partitë bashkë, për besë, nuk është kjo LDK-ja jonë. I kanë votues të veçantë, i kanë të tjerë ata. I kemi rivalë të gjithë, ne jemi në garë, por s’kemi të përbashkët asgjë”, u shpreh Abdixhiku.

Në fund, Abdixhiku tha se me një president nga LDK-ja, sipas tij, Kosova do të përfitonte shumë.

“Me president të LDK-së do të kemi marrëveshje, Kosova do të fitonte shumë”, përfundoi Abdixhiku./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.