
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se parashikimi i tij është që vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, për shkak të mungesës së numrave për të çuar përpara proceset politike.
“Parashikimi im është që ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja, në pamundësi numerike. Kot janë temat tjera për qeveri ose jo”, deklaroi Abdixhiku në emisionin “Adresa” në Kanal 10.
Duke folur për qëndrimet e partive politike, ai tha se PDK-ja po kërkon zgjedhje të reja, Aleancës kushtet nuk po i pranohen, ndërsa LDK-ja kaq i ka mundësitë.