Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

” Ne e kthyem Prishtinen, ata na thojnë e ke humb Obiliqin” , Abdixhiku: Kur duan ta portretizojnë humbjen, s’ke çka bën

Gazeta10
02 September 2026 - 23:52

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka folur për rezultatet e LDK-së në zgjedhjet lokale, duke kundërshtuar vlerësimet se partia nuk ka pasur rezultate të mira në komuna.

Abdixhiku tha se LDK-ja ka arritur të fitojë disa komuna dhe se e ka rikthyer edhe Prishtinën.

“Komunat i kemi fituar, po tash i dëgjoj edhe kolegët e mi: ‘S’kemi pasur rezultate të mira në komuna’. I kemi fituar njëherë shtatë, njëherë tetë komuna, e kemi kthyer Prishtinën”, tha Abdixhiku.

Ai u shpreh se kritikat për humbje në komuna përdoren për ta paraqitur rezultatin e LDK-së më keq sesa është.

“Thonë: ‘E ke humbur Obiliqin’. Kur dojnë me portretizu humbjen, s’ke çka me ba”, u shpreh Abdixhiku.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.