Gazeta10

Abdixhiku: Kam marr besimin për të udhëhequr rugovianët

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur programin “Rruga e Re” para mbi 5 mijë simpatizantëve të partisë.

Në Kuvendin e dhjetë të LDK-së, qi mori besimin e 333 delegatëve në Kuvendin e 10-të të LDK-së.

“Sot, mbi të gjitha nuk qëndroj para jush të them se jemi të varfër.  Sot qëndroj para jush, me zotimin për një ambicie të madhe. Një zotim dhe ambicie, që ju fton, juve dhe secilin tjetër, të besojnë në Kosovë”, tha Abdixhiku.

I sapozgjedhuri në krye të LDK-së, premtoi se ambicia e madhe e partisë, nisë me plot 5 miliardë euro për 4 vjet.

“5 miliardë euro për 4 vjet! Për shëndet, për arsim, për zhvillim e mbrojtje, pra për rrugë, centrale, spitale e shkolla. 5 miliardë euro projekte që përcaktojnë Kosovën jo si një vend i zymtë, por si një vend shprese, me hov ekonomik. Ky hov ekonomik, mbanë emrin e rritjes prej 4 deri në 5% çdo vit. Mbanë emrin e një buxheti 4.5 miliardë euro si përfundim”, tha Abdixhiku.

Abdixhiku tha se e ardhmja me LDK-në mban emrin e rritjes së pagave, që në ditën e parë, duke rritur koeficientin në 125.

“Puna jonë mbanë emrin e rritjes së pagave, që në ditën e parë. Prandaj, si zotim të parë, në këtë Konventë, jap rritjen e koeficientit, në 125 që në ditën e parë, e 135 në atë të fundit. Ky zotim është real, ky zotim është i lehtë për ne. Por ndryshimi është i madh. Është i vërtetë. Paga e mësuesit do të rritet nga 550 në 750. E mjekut të përgjithshëm nga 770 në 1 mijë. E policit nga 520 në 700, e ushtarit nga 550 në 750”, premtoi kryetari i LDK-së.

Duke folur për vendimet e shumta që do t’i merr partia e tij, në ditën e parë të qeverisjes, Abdixhiku premtoi edhe heqjen e TVSH-së, për të gjitha produktet bazike.

“Si shtet, nuk na duhet taksa nga buka ekosovarëve. Si shtet, nuk na duhet taksa nga sofrat familjare. Jemi më të pasur se kaq. Jemi më të denjë se kaq.

Në Rrugën e Re, pasuritë e Kosovës, të dhuruara nga natyra e vet Zoti, do të marrin vëmendjen tonë”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së, ka premtuar edhe ndërtimin e një Qendre Skijimi në Brezovicë, e një tjetër në Dukagjin.

“Nga 130 milionë euro investime gjithsej, sikurse Borea, ashtu dhe Brezovica, do të bëhen shtëpi mikpritëse, të mijëra turistëve çdo vjet. Ta shohin Kosovën në sytë që e shohim dhe ne. Ta bëjmë Kosovën vend me të cilën mburremi gjithherë”, tha Abdixhiku.

NË FOKUS

safete
E keni menduar me të re, ja sa vjet po i bën sot Safete Mustafa!
gani
Sabit Geci amanet familjes: Këta dy hoxhallarë dua të më varrosin kur të vdes
Screenshot 2023-11-28 at 10.47
VIDEO: Dhunë shtazarake ndaj një burri nga tre persona në Prizren (Pamje +18)
lir
Avokati kosovar ngre dyshimet e para rreth vrasjes së Liridona Murselit: Po ngjanë më shumë e planifikuar, e jo grabitje
saraa
Pas ndarjes nga Ledri, Sara “lazdrohet” duke u shfaqur në Instagram komplet e zhveshur
f12ab16a-8644-4120-a6d5-8e029a3a40e1
Skandal në Big Brother:Buci ia prek të pasmet Santianës
alba-vukaj-69555
Del fotoja, kështu dukej Alba e BBVK2 para ndërhyrjeve estetike (FOTO)
vesa
Pas largimit nga 'BBVK', nuk do të besoni ku ka përfunduar Vesa