
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia. Lajmin e ka bërë të ditur presidenca, teksa nuk janë dhënë detaje të shumta nga ky takim.
“Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, më të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit dhe sigurinë në vend”, thuhet në njoftimin e presidencës.
Pas barrikadave të vendosura në veri të vendit nga grupet kriminale serbe, policia e Kosovës, ajo e EULEX-it dhe KFOR-i kanë rritur praninë e tyre në këtë pjesë të vendit, me qëllim të mbajtjes nën kontroll të situatës dhe ruajtjes së integritetit dhe sovranitetit të vendit.