Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Adrian Çollaku: E vetmja sfidë për Kurtin mbetet protagonizmi në arenën ndërkombëtare

Gazeta10
11 February 2026 - 22:53

Komentatori politik Adrian Çollaku vlerëson se Albin Kurti tashmë e ka përmbushur pothuajse të gjithë dimensionin e fuqisë së tij politike në planin vendor, ndërsa i mungon vetëm një element – përfaqësimi i fuqishëm në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, e vetmja figurë që e ka sfiduar Kurtin në këtë aspekt ka qenë presidentja Vjosa Osmani, jo për fuqi politike të brendshme, por për shkak të prezencës së saj në takime dhe forume të rëndësishme ndërkombëtare.

“Gjatë gjithë mandatit të saj nuk ka pasur fuqi të drejtpërdrejtë politike, por në fotografitë dhe takimet e rëndësishme ndërkombëtare ka munguar Albin Kurti”, theksoi Çollaku në Politiko.

Ai shtoi se Kurti tashmë ka vetëm një betejë përpara: të shndërrohet në figurën kryesore të Kosovës jo vetëm në planin vendor, por edhe në atë ndërkombëtar.  Sipas Çollakut, ambicia e radhës e Kurtit është të jetë personaliteti dominues politik i Kosovës edhe në arenën globale./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.