Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Adrian Çollaku: Opozita u dorëzua më 28 dhjetor, Kurti tashmë e sheh pushtetin si të konsoliduar

Gazeta10
11 February 2026 - 22:51

Komentatori politik Adrian Çollaku ka vlerësuar se skena politike pas 28 dhjetorit reflektoi mungesë entuziazmi dhe një formalitet të dukshëm, sidomos nga partitë opozitare, shkruan Gazeta 10.

Sipas tij, liderët e PDK-së dhe LDK-së u panë të dorëzuar, duke e pranuar në një formë rezultatin politik dhe dominimin e Albin Kurtit.

“U pa qartë që 28 dhjetori ishte momenti kur Albin Kurti i mposhti të gjithë. Kishte një lloj pranimi të heshtur që pushteti është i tij dhe se ai duhet të vazhdojë”, u shpreh Çollaku në Politiko.

Ai theksoi se Kurti tashmë nuk merret me çështje që i konsideron “mikroqeverisëse”, pasi me arritjen e 51% ai e sheh veten në një nivel tjetër politik, ku debatet e brendshme i duken të vogla.

Sipas Çollakut, nga kjo perspektivë, Kurti nuk e sheh më politikën në dimensionin e zakonshëm vendor, por në një nivel më të lartë të konsolidimit të pushtetit./Gazeta 10

Deklarata e plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.