Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AGK dhe Ambasada Amerikane publikojnë dokumentarin kundër dezinformimit

Gazeta10
05 September 2022 - 18:20

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës- AGK, me mbështetjen e dhënë nga Ambasada Amerikane në Prishtinë, kanë publikuar dokumentarin kundër dezinformimit “Mendo si verifikues faktesh”, transmeton Gazeta10. 

Ky dokumentari televiziv i cili premierën e pati në Kanal10, pasqyron peisazhin mediatik të Kosovës, si dhe praktikat më të mira amerikane për të edukuar shoqërinë përmes edukimit medial, dhe praktikat më të mira për të luftuar dezinformatat. 

Edukimi medial mund t’i ndihmojë qytetarët që të jenë konsumues më të mirë të lajmeve dhe t’i ndihmojë që të mësojnë se si t’i dallojnë lajmet nga dezinformimi, keqinformimi dhe propaganda. 

Njerëzit më me ndikim të Amerikës që po merren me këtë fenomen priren ta konsiderojnë këtë si detyrë qytetare, ndërkohë që punojnë për teknika dhe mjete për ta bërë të gjithë shoqërinë më të edukuar në lidhje me mediat. /Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.