Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Agribau me makineri të re bujqësore

Gazeta10
27 August 2022 - 22:27

Raporti: Bleona Dallaveraj

Fermerëve të Komunës së Gjakovës i është lehtësuar puna për korrjen e misrit për shkak të makinës së re bujqësore. Kompania Agribau po vazhdon të ofroj makineri të teknologjive së fundit në treg, e një nga këto makineri e ka blerë edhe Zeqë Pajaziti nga Gjakova. Ai ka thënë se me këtë makinë bujqësore është lehtësuar puna edhe më shumë. Ndërkaq nga kompania e Agribau-t kanë treguar për cilësinë e kësaj makine, e cila është ndër të vetmet e këtij lloji në Kosovë.

Tash e tutje puna për këta fermerë të Gjakovës do të jetë më e lehtë, kjo falë kësaj makine bujqësore.

Fermeri Zeqë Pajaziti nga Dobruna e Gjakovës ka thënë se ofertat për korrje të misrit me këtë makinë vetëm se kanë filluar, derisa ka përmendur se si më herët fermerët korrnin misrin me dorë.

Ndërkaq nga kompania e Agribau-t kanë treguar për cilësinë e kësaj makine, e cila është ndër të vetmet e këtij lloji në Kosovë.

E për ti përkrahur fermerët të cilët veç se kanë filluar me sezonin e korrjes ka dalë edhe drejtori i Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Gjakovës, Gani Hajdari.

Ai ka thënë se ky vit për fermerët ishte i frytshëm.

Një ndër kompanitë më të mëdha në Kosovë për shitjen e mekanizimit bujqësor, ajo Agribau ofron edhe të tjera pajisje të cilat lehtësojnë punën e bujqve në mbarë vendin./ Kanal10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.