Gazeta10

Ahmeti: Albin Kurti nuk e pranon “Zajednicën”, pikë

Sipas komentatorit politik, Arben Ahmeti, kryeministri Albin Kurti nuk do ta pranoj Asoicaiconin as me draft-statutin e FES-it, e as me njohje ose pa të.

Kjo pasi siç tha Ahmeti, Albin Kurti i vërtetë është ai që punon për bashkimin kombëtar, dhe që erdhi në pushtet me kauza të ngjashme siç janë ato për luftimin e krimit dhe korrupsionit.

Ahmeti në Politiko në Kanal10, e ka quajtur “mashtrues të zakonshëm politik”, Kurtin, pasi sipas tij, kryeministri po e përdor pushtetin për t’iu kthyer qëllimeve të tij origjinale, shkruan Gazeta10.

“Edhe me këtë statut edhe pa të, edhe me njohje e edhe pa të, Albin Kurti nuk e pranon Asociacionin. Nuk e pranon Zajednicën. Pikë. Le ta harrojnë të gjithë njerëzit që kanë qejf me mendu që edhe ky është si na edhe e pranon. Albin Kurti nuk ka ardh në pushtet për me bë Asociacionin, edhe me përfundu shtetin e Kosovës. Albin Kurti ka ardh në pushtet për me ndalë Asociacionin, dhe me ndalë shtetin Ahtisar-ian. Sepse, sipas asaj që ne e njohim Albin Kurtin, duhet të zhbëhet Kosova Ahtisari-ane për me u kthy te bashkimi kombëtar. Albini i vërtetë është Albini që punon për bashkimin kombëtar. Ky Albini me kravat që del e fol për Ahtisarin e të drejtat, është një mashtrues i zakonshëm politik, i cili e përdorë pushtetin për me u kthy te qëllimet e tij origjinale. Albini i vërtetë është i bashkimit kombëtar. Albin Kurti i ka fituar zgjedhjet me zhvillim ekonomik, me anti-korrupsion, por asnjëherë s’kam mendu që ka Albin Kurti tjetër pos atij që e do bashkimin kombëtar”, tha Ahmeti në Poltiko./Gazeta10

NË FOKUS

bruno
Bruno plas 'bombën': Të gjithë banorët në Big Brother Vip Kosova, janë paguar
plagosje
Këta janë dy personat e plagosur sonte në Prishtinë
foto
Dalin pamjet e vjedhjes së makinës së kosovarit në Tale të Lezhës në vitin 2020 (VIDEO)
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
Screen Shot 2023-03-29 at 6.12
EKSKLUZIVE: Skena politike në ethe, vendimi i Kushtetueses mund ta rrëzojë presidenten
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic