
Gazetari Arben Ahmeti, i ftuar në edicionin special, ka dhënë informacione mbi numrin e serbëve të vrarë, i cili sipas tij shkon deri në 8.
Po ashtu ai tha se ka disa të plagosur dhe disa të arrestuar nga policia e Kosovës. “Njëri prej tyre është intervistuar dhe ka thënë se kanë pasur urdhër të qendrojnë afër manastirit”, ka thënë Ahmeti.
Ahmeti tutje ka thënë se të ekzekutuarit dhe të arrestuarit kanë qenë duke shkuar me furgon dhe armatim tek të 30-tit që janë në manastir.
Ai tutje tha që është sensitive për të arrestuar ata që janë në manastir.
“Nuk ka asnjë të plagosur nga policia e Kosovës, kemi sjellje profesionale nga ta”, tha Ahmeti.