
Drejtori i Kanal10, Arben Ahmeti duke folur rreth rrezikut të kapjes së mediave, ka thënë se Vuciqi nuk ka fare ndikim tek mediat në Kosovë.
Sipas tij, mediat rrezikohen nga tajkunët që synojnë t’i blesojë ato për t’i vënë pastaj në shërbim të pushtetit.
“Mediat në Kosovë nuk rrezikohen prej Vuciqit, as prej ndikimit rus apo kinez, e as prej Qeverive cila do qoftë ajo, kjo e sodit apo ato qe ishin me parë. Sepse ne duhet të shohim gjithëmon rajonin nëse dëshirojmë ta parandalojmë atë të ndodh tek ne.
Ne rajon ka ndodhur një proces i kapjes së mediave, mediat kanë filluar t’iu takojnë oligarkëve. Kur tajkunët fillojnë t’i blejnë mediat, këta në një moment të caktuar dikujt që është i fuqishëm në pushtet i vuhen totalisht në kontroll dhe kësisojë bëhet kapja e mediave”, ka thënë Ahmeti, në emisionin ’20 minuta’ me Ridvan Berishën, raporton gazeta10
“Pra nuk mund të këtë kapje të mediave pa ndodh tajkonizimi i mediave. Pa ndodh që biznismenët e mdhenjë që kanë një numër të madh të bizneseve t’i blejnë mediat dhe këta pastaj t’i vënë mediat në funksion të pushtetit për shkak se ‘kusuriten’ në bizneset e tjera”, ka thënë tutje Ahmeti.
Ai ka treguar arsyen pse Kanal10 quhet televizion i gazetarëve.
“Kur e kemi nis televizionin 10, ka qenë për t’i parandaluar të gjithë mediat që kanë opinion për të qenë media të tajkunëve. Qe ulën në një restorant një natë dhe vendosin se si do të duke agjenda mediale. Kjo nuk do të thotë se ata vendosin keq, kjo nuk do të thotë që biznesmenet e suksesshëm tek ne janë të këqinjë, vetëm që si gazetarë e kemi pas për obligim që mos t’ia lëmë vetëm atyre të vendosin”, ka thënë Ahmeti. /Gazeta10/
Intervistën e plotë mund ta ndiqni sonte në ora 20:30 në emisionin ’20 minuta’ me Ridvan Berishën.