Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ahmeti: Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit nuk kanë vlerë, vendit i duhet stabilitet

Gazeta10
04 May 2024 - 17:16

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit lider i “Frontit Evropian”, Ali Ahmeti, ka thënë se “pushka pas lufte dhe fjala pas kuvendit nuk kanë vlerë”.

Këto komente, Ahmeti i ka bërë në Malësinë e Tetovës, përkatësisht në fshatin Shipkovicë, duke u përgjigjur kështu sulmeve dhe akuzave që partia nacionaliste maqedonase, VMRO-DPMNE, por edhe LSDM-ja, po i bëjnë në drejtim të tij dhe BDI-së.

“Pushka pas lufte dhe fjala pas Kuvendit nuk kanë vlerë, prandaj le të mësojnë edhe ata kandidatë për president edhe për Kryeministra. Sot kemi nevojë për stabilitet, për paqe dhe siguri”, deklaroi Ahmeti.

Kreu i BDI-së ua bërë me dije partive maqedonase se retorika e tyre i takon kohës së vjetër./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.