
Zhvillimet e fundit politike në Serbi, kthimi i Aleksandar Vulin në pozita të larta udhëheqëse dhe shkarkimi i Shqiprim Arifit nga pozita e kryetarit të Komunës së Preshevës, kanë qenë temë diskutimi mes panelistëve në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Kryetari aktual i Preshevës, Ragmi Mustafa në emisionin ‘Politiko’ ka deklaruar se Vuçiqi nuk e ka të drejtën e shkarkimit të kryetarit të Preshevës.
Sipas tij, Shqiprim Arifi ka ardhur në pushtet me ndihmën e Vuçiqit.
“Ai Vuçiq që e ka shkarkuar, e ka sjellë në pushtet në 2016”, ka thënë Mustafa.
Ai ka kritikuar Arifin për propagandën e madhe politike që ka bërë me rastin e shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit të Preshevës. /Gazeta10/
Deklaratën e plotë e gjeni me poshtë: