Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

AIP bën thirrje që vendosja e kamerave dhe kabinave të votimit të bëhet në përputhje me ligjin

Gazeta10
09 February 2025 - 15:17

Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i ka bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që gjatë procesit të votimit të sigurojë vendosjen e kamerave të sigurisë dhe kabinave të votimit në përputhje të plotë me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale, si thuhet, duke shmangur çdo cenim të privatësisë së qytetarëve dhe fshehtësisë së votës.

Agjencia gjithashtu u ka bërë thirrje partitë politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në komunikimet “nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak”.

AIP-ja thekson se çdo shkelje e parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale do të trajtohet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe kompetencat ligjore të Agjencisë.

“Agjencia për Informim dhe Privatësi (AIP) i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) që gjatë procesit të votimit të sigurojë vendosjen e kamerave të sigurisë dhe kabinave të votimit në përputhje të plotë me Ligjin Nr 06/L-82 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke shmangur çdo cenim të privatësisë së qytetarëve dhe fshehtësisë së votës.

Agjencia po ashtu përsërit kërkesën për Partitë Politike për mbrojtjen e të dhënave personale të qytetarëve në komunikimet nëpërmjet postës elektronike (e-mail), mesazhet (SMS) dhe thirrjeve telefonike, pa pëlqim paraprak.

Agjencia për Informim dhe Privatësi thekson se çdo shkelje e parimeve të mbrojtjes së të dhënave personale do të trajtohet në përputhje me Ligjin Nr 06/L-82 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe kompetencat ligjore të Agjencisë”, ka njoftuar AIP.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.